Shumica e ambasadorëve janë diplomatë me karrierë, ndërsa një pjesë e vogël personalitete të shquar nga jeta politike-shoqërore, konsideron Osmani
- Për ambasadorë në përfaqësitë diplomatike-konsullore dërgohen diplomatë me karrierë, ndërsa në pjesën më të vogël personalitete të shquar nga jeta politike-shoqërore, thotë shefi i diplomacisë Bujar Osmani.
- Post By Sara Ademi
- 13:30, 24 tetor, 2023
Shkup, 24 tetor 2023 (MIA) - Për ambasadorë në përfaqësitë diplomatike-konsullore dërgohen diplomatë me karrierë, ndërsa në pjesën më të vogël personalitete të shquar nga jeta politike-shoqërore, thotë shefi i diplomacisë Bujar Osmani.
Sot, pas fjalimit të Konferencës vjetore për sigurinë kibernetike/TIK që mbahet në Shkup në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, nga një gazetar iu kërkua të komentojë për ambasadorët e sapoemëruar dhe sa prej tyre janë vendime partiake-politike, dhe sa janë diplomatë nga karriera, u përgjigj se përqindja e diplomatëve me karrierë nga Ministria e Jashtme dërgohen si ambasadorë në PDK si rrallë herë më parë.
"Përkatësisht, i gjithë grupi i drejtorëve për momentin, i drejtorive në Ministrinë e Jashtme, dërgohen si ambasadorë në vendet ku ne menduam se ishin më të përshtatshmet. Një pjesë më e vogël janë njerëz nga jeta shoqërore që janë jashtë rrjetit diplomatik, si p.sh., ish ministri i Drejtësisë Tupançevski, i cili po shkon në Beograd, si Ylber Sela, i cili është gjermanfolës, ka përfunduar studimet në Vjenë, është profesor i çështjeve evropiane dhe shkon në Berlin, Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Emil Kërstevski në Pragë. Ata janë njerëz jashtë rrjetit diplomatik", tha Osmani.
Ai shtoi se pjesa tjetër janë drejtorë aktualë të drejtorive në MPJ. "Për shembull, Katerina Stavrevska, drejtoreshë e Drejtorisë për NATO-n, shkon në Londër, Xhenk Sejfulla, drejtor i Drejtorisë së BE-së, shkon në Stokholm, pastaj Jasmin Qahil, drejtor i vendeve joevropiane, shkon për në Varshavës etj. Pra, ne kemi një listë të përshtatshme të njerëzve që ose janë me përvojë në diplomaci ose me përvojë në jetën politiko-shoqërore dhe do të japin një kontribut serioz në veprimin jashtë-politik të shtetit", thotë Osmani.
Komisioni Kuvendor për Politikë të Jashtme në seancën e sotme duhet të shqyrtojë platformat për veprimtarinë diplomatike të shtatë ambasadorëve të rinj. Në seancë do të marrin fjalën ish ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, i cili duhet të jetë ambasador i vendit në Serbi, ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, i cili duhet të jetë ambasador në Rumani, Shpend Sadiki duhet të jetë ambasador në Izrael, Jasmin Qahil në Poloni, Sashko Nasev në Republikën Popullore të Kinës, Igor Popov në Brazil dhe Ylber Sela në Gjermani. Kjo është faza e fundit që duhet të kalojnë para se të nisen për në misionet diplomatike. sa/
Foto: MIA