Shumë të vdekur në përmbytjet në Kenia, armata e përshpejton evakuimin e të rrezikuarve
- Armata keniane sot ka përshpejtuar evakuimin e qindra njerëzve të cilët janë bllokuar pas përmbytjeve të mëdha në shumë pjesë të këtij vendi të Afrikës Lindore.
Nairobi, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Armata keniane sot ka përshpejtuar evakuimin e qindra njerëzve të cilët janë bllokuar pas përmbytjeve të mëdha në shumë pjesë të këtij vendi të Afrikës Lindore.
Mediat amerikane raportojnë se Kryqi i Kuq kenian thotë se të paktën 170 njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i shirave të dendur në nëntor, derisa më shumë se 600.000 janë zhvendosur.
Dhjetëra mijëra njerëz nga Kenia veriore kanë humbur shtëpitë, bagëtinë dhe tokën bujqësore për shkak të përmbytjeve më të këqija në 100 vjet.
Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve javën e kaluar publikoi se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga faktori njeri kanë shkaktuar dy herë më shumë shi në Afrikën Lindore.
Byroja Meteorologjike në vend paralajmëroi se shirat e dendur do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ri dhe u bëri thirrje njerëzve që jetojnë në zonat e ulëta dhe të rrezikuara nga përmbytjet të evakuohen.
Foto: Arkivi i MIA-s