• e premte, 27 dhjetor 2024

Shumë të vdekur, dhjetëra të lënduar dhe dëme milionëshe si pasojë e stuhisë Kiaran në Evropën Perëndimore dhe Qendrore

Shumë të vdekur, dhjetëra të lënduar dhe dëme milionëshe  si pasojë e stuhisë Kiaran në Evropën Perëndimore dhe Qendrore

Paris, 2 nëntor 2023 (MIA)  -  Disa persona humbën jetën si pasojë e stuhisë "Kiaran", e cila ka goditur Evropën Perëndimore dhe Qendrore,  ndërsa miliona amvisëri mbetën pa energji elektrike  dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në veri të Francës, një shofer kamioni humbi jetën pasi në motin e keq ka rnë një pemë kabinën e tij,  derisa të paktën 16 persona të tjerë janë lënduar në stuhinë që përfshiu të gjithë Francës. 

Disa pjesë të Bretanjës  dhe Normandisë janë nën alarm të kuq për shkak të erërave të forta,  ndërsa pjesa tjetër veriperëndimore është nën alarm portokalli, thanë autoritetet, ndërsa mediat britanike raportuan se më shumë se një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. 

Në qytetin belg të Gentit, një person ka humbur jetën pasi një pemë ka rënë mbi  për shkak të erërave forta dhe e njëjta ka ndodhur në jug të Holandës, ku edhe një pemë ka rënë mbi një person. 

 Autoritetet lokale në Belgjikë i paralajmëruan banorët që të mos lëvizin pranë zonave të gjelbra nga frika e rënies së pemëve.

Në vende të tjera të Evropës të paktën pesë persona humbën jetën nga moti i keq. 

 Kompania ajrore holandeze KLM  që herët pasdite deri në fund të ditës i ka anuluar të gjitha fluturimet që nisen dhe mbërrijnë në Holandë, për shkak të shpejtësisë së madhe të erës priten në vend.

Në Spanjë, ku moti i keq  goditi pjesën më të madhe të vendit me shi të dendur dhe erë të fortë, shërbimet për raste urgjente në Madrid kumtuan se një grua ka humbur jetën pasi një pemë ra mbi të, ndërsa tre të tjerë u lënduan  më lehtë në një incident në një rrugë në qendër të qytetit. Parqet në kryeqytet dhe qytete të tjera spanjolle janë mbyllur, ndërsa janë anuluar edhe disa trena dhe fluturime. 

 Në bregun gjerman nga Deti Verior është lëshuar paralajmërim për mot të keq, ndërsa një pjesë e bregut të Detit Baltik  është lëshuar paralajmërim për erë të fortë.

 Në Britani të Madhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, ndërsa erërat e forta rrëzuan çatitë e ndërtesave dhe kanë rrëzuar pemë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR