• e enjte, 27 qershor 2024

Shukri: Operacioni ushtarak izraelit në Rafah krijon rreziqe serioze për sigurinë

Shukri: Operacioni ushtarak izraelit në Rafah krijon rreziqe serioze për sigurinë

Kajro, 13 maj 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë egjiptiane, Sameh Shukri sot në telefon e njoftoi sekretarin amerikan të shtetit Entoni Blinken se operacioni aktual ushtarak izraelit në Rripin e Gazës dhe veçanërisht në qytetin kufitar Rafah, krijon "rreziqe serioze të sigurisë", raportojnë mediat britanike.

Në bisedën telefonike me Blinkenin, Shukri theksoi gjithashtu nevojën për të rifilluar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Të dy diskutuan gjithashtu edhe për marrjen e vendkalimit kufitar Rafah nga pala palestineze, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Punë të Jashtme të Egjiptit. qa/

Foto. arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR