Shukova: Me ndihmën e BERZH-it janë ofruar zgjidhje të mundshme për efikasitet energjetik për 13 impiante pastrimi
- Në takimin e sotëm të përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe disa nga komunat në vend, zgjidhjet e mundshme për efikasitet energjetik për 13 impiante për pastrimin e ujërave të zeza në Maqedoninë e Veriut.
Shkup, 24 prill 2023 (MIA) - Në takimin e sotëm të përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe disa nga komunat në vend, zgjidhjet e mundshme për efikasitet energjetik për 13 impiante për pastrimin e ujërave të zeza në Maqedoninë e Veriut.
Siç informohet nga ministria, zgjidhjet e mundshme janë zhvilluar në kuadër të studimit për para-fizibilitet të financuar nga BERZH.
"Ndërtimi dhe funksionimi i stacioneve të pastrimit është një detyrim. Nuk duhet të mendojmë se mirëmbajtja e tyre nënkupton kosto të konsiderueshme, por duhet të mendojmë se si ta bëjmë punën e tyre më efikase dhe si të zvogëlojmë kostot”, theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova në fjalimin e saj përshëndetës. Njëkohësisht, ajo shprehu kënaqësinë për interesimin dhe përkushtimin e shprehur nga ana e komunave, duke theksuar se që këto procese të jenë të mira, duhet të ndërtohen partneritete dhe të punohet bashkërisht", theksohet në kumtesën.
Shukova theksoi se MMJPH-ja tashmë ka formuar një ekip që i është përkushtuar kësaj nisme.
Për këtë qëllim, në takim, ekipi i ekspertëve të BERZH-it prezantoi rezultatet e marra nga studimi paraprak i fizibilitetit dhe masat e propozuara të identifikuara për përmirësimin e efikasitetit të funksionimit të IPUZ-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përfaqësuesit e pranishëm nga komunat/ ndërmarrjet komunale nga Prilepi, Koçani, Makedonski Brod, NP Sistemi i kolektorit Shkup (përgjegjës për Ohër dhe Strugë), Strumicë, Gjevgjeli, Dojran, Kumanovë, Resnjë, Radovish dhe Berovë patën prezantimet e tyre për gjendjen aktuale të funksionimin e stacioneve të impianteve të pastrimit, problemet dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë, si dhe masat dhe mënyrat e propozuara për tejkalimin dhe përmirësimin e funksionimit. ls/
Foto: MMJPH