• e enjte, 18 korrik 2024

Shukova, Bekteshi dhe Mexhiti për pritshmëritë dhe pozicionet e Konferencës për ndryshimet klimatike në Dubai

Shukova, Bekteshi dhe Mexhiti për pritshmëritë dhe pozicionet e Konferencës për ndryshimet klimatike në Dubai

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA)  -  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me partnerin afatgjatë UNDP, sot do t'i prezantojë pritshmëritë  dhe pozicionet e shtetit për Konferencën e ardhshme të 28-të të palëve të Konventës Kornizë të KB-së për Ndryshimet Klimatike, e cila do të mbahet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

 Siç paralajmëruan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fjalime do të mbajnë ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, si anëtarë të delegacionit shtetëror dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara Armen Grigorian.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR