• e mërkurë, 27 nëntor 2024

"Shteti Islamik" ka konfirmuar arrestimin e katër anëtarëve të tij, të cilët kanë kryer sulmin në afërsi të Moskës

Bagdad, 29 mars 2024 (MIA) - Grupi "Shteti Islamik" sot ka konfirmuar arrestimin në Rusi të katër anëtarëve të tij, përgjegjës për sulmin vdekjeprurës në sallën për koncerte afër Moskës, një ditë pasi autoritet ruse parashtruan akuza të reja për lidhjen mes sulmeve dhe Ukrainës, publikuan mediat amerikane.

Përgjegjësinë për sulmin, ku para një jave janë vrarë 143 persona në Asamblenë e qytetit Krokus, tashmë e ka ndërmarrë SHI, por autoritetet ruse thonë se pas tyre qëndrojnë "nacionalistët ukrainas".

Kievi nga ana tjetër mohon përfshirjen në sulm.

Edicioni i SHI-së, "An Nabaa" konfirmoi se "katër luftëtarë, të cilët janë ushtarë të kalifatit" sulmuan sallë në një periferi të Moskës. Tre prej tyre përdorën armë automatike, ndërsa i katërti shkaktoi zjarr, shkroi "An Nabaa", duke iu referuar kanaleve të grupit xhihadist në Telegram. Sulmuesit më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR