• e martë, 24 dhjetor 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë seriozisht të shqetësuara pas pretendimeve se ekziston një program sekret ruso-kinez për prodhimin e dronëve ushtarakë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë seriozisht të shqetësuara pas pretendimeve se ekziston një program sekret ruso-kinez për prodhimin e dronëve ushtarakë

Uashington, 25 shtator 2024 (MIA) - Nga Shtëpia e Bardhë kanë shprehur shqetësim serioz lidhur me pretendimet e disa mediave se Rusia është duke punuar në një projekt sekret për prodhimin e dronëve sulmues në Kinë. Bëhet e ditur së bëhet fjalë për një shembull ku një kompani kineze ndihmon një kompani ruse që është nën sanksionet amerikane.


Sipas burimeve në Shtëpinë e Bardhë, SHBA-ja aktualisht nuk ka asnjë provë se qeveria kineze ka dijeni për këtë marrëveshje apo se ajo merr pjesë në ofrimin e ndihmës ndaj Moskës për armë të tilla shkatërruese, specifikon përfaqësuesi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

"Megjithatë, qeveria e RP të Kinës është përgjegjëse për të siguruar që kompanitë e saj të mos ofrojnë një ndihmë të tillë vdekjeprurëse," shtoi ai.


Sipas dy burimeve të inteligjencës evropiane nga dokumentet e ndara me disa media amerikane, Rusia ka krijuar një program në Kinë për të zhvilluar dhe prodhuar dronë sulmues me rreze të gjatë për t'u përdorur në luftën kundër Ukrainës/

"Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që menjëherë të marrin masa kundër kompanive të përmendura kineze, si dhe të përcaktojnë se cilat banka kanë ndihmuar në zbatimin e transaksioneve me organizatën ruse që është nën sanksione", tha përfaqësuesi.

Bëhet fjalë për versionet e modernizuara të dronit "Harpia A1" që bëhet në Impiantin elektromekanike Izhevsk "Kupola". Për ta bërë këtë, sipas raportimeve, përdoren motorë dhe pjesë kineze. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR