• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtetasit e Kosovës nga 1 dhjetori do të mund të udhëtojnë në Tajvan pa viza

Shtetasit e Kosovës nga 1 dhjetori do të mund të udhëtojnë në Tajvan pa viza

Prishtinë, 29 nëntor 2024 (MIA) - Nga 1 dhjetori i këtij viti, qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët posedojnë pasaporta të rregullta, diplomatike apo zyrtare, do të mund të udhëtojnë drejt Tajvanit pa viza, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Lajmin, përmes faqes së tij në Fejsbuk, sot pasdite e kumtoi zëvendësministri kosovar i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

"Kjo shënon edhe një hap të rëndësishëm në përforcimin ndërkombëtar të pasaportës kosovare, ku vetëm në kuadër të këtij mandati qeveritar u mundësua udhëtimi pa viza në zonën e Shengenit, Emiratet e bashkuara Arabe, Tajlandës, Izraelit dhe tani në Tajvan", shkroi Ahmeti.

Sipas tij, "kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin e hapë rrugën për partneritete ekonomike, këmbime arsimore dhe bashkëpunime kultirore mes dy shteteve". 

 

QËNDRONI TË LIDHUR