• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shteti Islamik" ka rrëmbyer 40 njerëz dhe ka vrarë 15 në Sirinë qendrore

Shteti Islamik

Damask, 25 mars 2023 (MIA) - Pjesëtarë të Shtetit Islamik kanë rrëmbyer rreth 40 njerëz në provincën qendrore siriane Hama dhe kanë vrarë të paktën 15 veta, kumtoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.

Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, si dhe mediumet shtetërore, rrëmbimet në Hama kanë ndodhur të enjten, ndërsa trupat e të vrarëve, disa me prerje në fyt, janë zbuluar dje.

Mes të vrarëve ka shtatë civilë dhe tetë pjesëtarë të armatosur të fiseve siriane, pohon organizata. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR