• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtatmadhoria e Ukrainës: Rusia ka kryer 16 sulme ajrore ndaj zonës së Kurskut

Shtatmadhoria e Ukrainës: Rusia ka kryer 16 sulme ajrore ndaj zonës së Kurskut

Kiev, 28 tetor 2024 (MIA) - Aviacioni rus gjatë ditës së djeshme kreu 15 sulme në territorin e rajonit të Kurskut, duke përdorur 18 bomba ajrore, kumtoi sot Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës.

"Okupatorët rus gjithashtu në mënyrë aktive shfrytëzuan aviacionin në drejtimet Gunjapole dhe Orahovo në rajonin e Zaporozhjes. Në zonën e Malata Tokmaçka, armiku hodhi 12 raketa kundërajrore dhe dy herë goditi Bilogorin me 40 raketa kundërajrore", thuhet në kumtesë.

Në të shtohet se forcat ruse kryen sulme ajrore dhe në rajonin e Donjeckut, me bombardime të veçanta të rretheve Aleksandar-Kalinovo dhe Romanovka. "Armiku kreu sulme ajrore në rrethet Stepni, Bilovodi, Bashivka dhe Junakovka në rajonin Sumska, duke hedhur gjithsej 12 bomba nga ajri. Granatimet e artilerisë armike nga territori i Federatës ruse goditën vendbanime kufitare në rajonet Sumska dhe Çernigovska", thuhet në kumtesë.

Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës informoi se situata në front mbetet e tensionuar, pas çka nga fillimi i ditës janë regjistruar gjithsej 84 përplasje luftarake, ndërsa situata më e vështirë është në drejtimet Kupjansiok, Pokrov dhe Kurahov. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR