• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet në Libanin jugor, kumtoi armata izraelite

Shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet në Libanin jugor, kumtoi armata izraelite

Jerusalem, 2 tetor 2024 (MIA) - Shtatë ushtarë izraelitë e humbën jetë sot në luftimet në Libanin jugor, një ditë pasi që u shpall fillimi i operacionit tokësor në vend, kumtoi armata izraelite.

Ajo saktësoi se ata e humbën jetën në dy incidente të ndara.

Luftimet mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut në Libanin jugor vazhdojnë, konfirmuan të dyja palët në deklarata të ndara.

Kumtesa për ushtarët e vrarë erdhi në kohë të vendimit të Izraelit të dërgojë më shumë ushtarë dje artileri në rajonin kufitar mes dy vendeve. Tensionet në rajon eskaluan pasi që Izraeli premtoi se do të hakmerret për sulmin raketor iranian të ditës së djeshme.

Eskalimi në disa fronte i rriti druajtjet nga lufta e plotë në Lindjen e Afërt, në të cilën mund të prëfshihet Irani, i cili e mbështetë Hamasin dhe Hezbollahun, si dhe SHBA-ja, e cila e mbështetë ushtarakisht Izraelin.

Hezbollahu, i cili konsiderohet si grupi më i fuqishëm i armatosur në rajon, kumtoi se luftëtarët  saj morën pjesë në konflitke të drejtpërdrejta me njësitë izraelite në dy lokacione në Liban në afërsi të kufirit me Izraelin. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR