• e mërkurë, 26 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shtatë tifozë kroatë janë arrestuar në Paris për shkak të përshëndetjes naziste

Shtatë tifozë kroatë janë arrestuar në Paris për shkak të përshëndetjes naziste

Paris, 24 mars 2025 (MIA) - Shtatë tifozë kroatë janë arrestuar pas ndeshjes Francë-Kroaci, të luajtur mbrëmë në "Stad de Frans", për shkak të përshëndetjes naziste.

"Shtatë persona janë arrestuar për shkak të përshëndetjes naziste gjatë ndeshjes. Këta persona nuk e kanë vendin në arenën sportive", ka shkruar shefi i policisë parisiene, Loran Nunjez në rrjetin social Iks.

Ai uroi forcat policore, të cilët kanë siguruar zhvillimin e ndeshjes.

Në inçizimet e publikuara në rrjetet sociale shihet si një grup tifozësh kroatë marshojnë në shoqërim policor para ndeshjes Francë-Kroaci.

Franca e fitoi Kroacinë ,me rezultatin 2:0 në çerekfinale të Ligës së kombeve, e pastaj fitoi edhe në penalti, duke siguruar kualifikim në Fajnël For. Kroacia fitoi në ndeshjen e parë në Split me rezultatin 2:0. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR