• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shtatë të vdekur kur një auto-bombë rastësisht shpërtheu në një vatër të talebanëve në Pakistan

Shtatë të vdekur kur një auto-bombë rastësisht shpërtheu në një vatër të talebanëve në Pakistan

Peshevar, 14 nëntor 2024 (MIA) - Të paktën dy fëmijë dhe pesë militantë humbën jetën në një shpërthim të auto-bombës që rastësisht shpërtheu në një shtëpi ku gjendet selia e talebanëve pakistanez në veriperëndim të vendit, kumtoi sot policia vendase.

Shpërthimi ndodhi para agimit në qytetin Mir Ali në provincën Hajber Pahtunhva kur një militant, i identifikuar si komandanti Rasol Jan, vendosi një auto-bombë në shtëpinë e tij, tha një zyrtar i policisë vendase.

Nga shpërthimi u rrëzua një shtëpi dhe seriozisht dëmtoi disa në afërsi, me ç'rast u lënduan 14 persona.

Policia kumtoi se auto-bomba me siguri është destinuar për një sulm diku në rajonin ku talebanët pakistanez dhe kryengritësit tjerë sulmuan forcat e sigurisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR