• e enjte, 18 korrik 2024

Shtatë të plagosur gjatë të shtënave në Arizona, personi i armatosur në arrati

Shtatë të plagosur gjatë të shtënave në Arizona, personi i armatosur në arrati

Juma, 14 maj 2023 (MIA) – Shtatë persona janë dërguar në spital pas të shtënave që kanë ndodhur mbrëmë sipas kohës lokale në Juma të Arizonës.

Sipas Ej-Bi-Si Njuz, policia ka marrë një alarm për të shtëna rreth orës 23. Ata kanë dalë në vendngjarje dhe kanë hasur në disa të plagosur.

Policia ende nuk e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin, por nuk ka ndonjë kërcënim të mëtejshëm për popullatën vendase, deklaroi për gazetarët shefi i policisë lokale.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR