• e enjte, 09 prill 2026

Shtatë pjesëtarë të ish grupit paramilitarë janë vrarë në sulmin ajror amerikan në Irak

Shtatë pjesëtarë të ish grupit paramilitarë janë vrarë në sulmin ajror amerikan në Irak

Bagdad, 24 mars 2026 (MIA) - Shtatë pjesëtarë të ish grupit parmilitar "Hashd al Shaabi" janë vrarë në sulmin ajror të forcave amerikane në pjesën perëndimore të Irakut. 

Burime nga grupi militant tashmë i shpërbërë, i njohur gjithashtu si "Forcat pë mobilizim popullor", njoftojnë se sulmi ajror është kryer ndaj bazës së tyre në provincën Anbar.

Në mesin e të vrarëve është edhe komandanti rajonal për operacione, ndërsa janë plagosur 13 të tjerë. 

"Forcat për mobilizim popullor" tashmë janë integruar në armatën e rregullt iraniane, por përfshijnë edhe disa grupe proiraniane. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR