• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtatë persona plagosen në një sulm me dronë rusë në Odesa

Shtatë persona plagosen në një sulm me dronë rusë në Odesa

 Odesa, 23 prill 2024 (MIA) - Shtatë persona janë lplagosur, mes të cilëve dy fëmijë, në sulmin e një droni rus në portin ukrainas të Odesës, njoftuan autoritetet ukrainase.

"Në sulm janë shkatërruar të paktën 14 banesa", deklaroi kryebashkiaku  i Odesës, Genadi Truhanov, njoftoi agjencia Unian.

 Gjatë natës, kryeqyteti i Ukrainës ishte cak  i dronëve rusë, ndërsa shefi i administratës së qytetit Serhi Popko deklaroi se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi disa dronë të gjuajtur nga Rusia në Kiev, duke shtuar se nuk kishte raportime për dëme apo të plagosur në sulm.

 Marina e Ukrainës tha se katër dronë rusë u shkatërruan mbi rajonin jugor të Mikolaevit.

Foto: X 

 

QËNDRONI TË LIDHUR