Shtatë nisma të seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese
- htatë nisma për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit janë në rend dite të seancës së sotme të 29-të të Gjakatës Kushtetuese. Në rend dite është nisma e parashtruar nga VMRO-DPMNE për nenin 3 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dokumente të udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqeodnisë së Veriut.
- Post By Melahat Baftija
- 08:31, 7 nëntor, 2024
Shkup, 7 nëtor 2024 (IMIA) - Shtatë nisma për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe legjitimitetit janë në rend dite të seancës së sotme të 29-të të Gjakatës Kushtetuese.
Në rend dite është nisma e parashtruar nga VMRO-DPMNE për nenin 3 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për dokumente të udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqeodnisë së Veriut.
Sipas konstatimeve në nismë, siç informojnë nga Gjykata, vetë shteti ka deklaruar afatin e skadimit të dokumenteve të udhëtimit në momentin e lëshimit të çdo dokumenti udhëtimi dhe më pas e ka ndryshuar me ligj në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve. Thuhet se skadimi i afatit të vlefshmërisë më herët se afati i deklaruar i dokumenteve nga shteti i vë qytetarët në një gjendje të humbur mbrojtjes juridike dhe sigurisë juridike. Kërkuesi pohon gjithashtu se me ndryshimin e datës së vlefshmërisë, të gjithë personat që kanë marrë dokument udhëtimi në periudhën nga korriku 2014 deri në korrik 2021 (kur hyn në fuqi ligji i kontestuar) vendosen në pozitë të pabarabartë/diskriminuar, krahasuar me të gjithë personat e tjerë sepse janë të detyruar që me shpenzimet e tyre të ribotojnë një dokument udhëtimi. Kjo do të thotë se për të njëjtin shërbim, disa qytetarë paguajnë dy herë, pavarësisht se me ndërgjegje dhe përgjegjësi i kanë ndryshuar dokumentet.
Sipas konstatimeve në nismë, për shkak të pamundësisë operative dhe teknike për dhënien e qindra mijëra dokumenteve të udhëtimit në afatin e parashikuar deri më 12 shkurt të vitit 2024, madje edhe nën kushtim që të gjothë perosnat të aplikojnë deri në terminin e caktuar, shëbimet administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk do të kenë mundësi t'i hartojnë të gjitha këto dokumente në afatin e caktuar.
Gjyqtarët do të diskutojnë edhe iniciativën me të cilën kontestohet neni 67a paragrafi 1 në seksionin "Kundërvajtje" të Ligjit për farërat dhe materialin fidanor të bimëve bujqësore. Sipas parashtruesit të iniciativës, Komisioni për zhvillimin e procedurës për kundërvajtje nuk është organ kundërvajtës, dhe dispozita ligjore e kontestuar, si dhe Ligji në tërësi, nuk e parasheh institutin "autoritet për kundërvajtje", që është në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 3 i Kushtetutës dhe Amendamenti XX.
Në seancën e sotme janë edhe iniciativat për nenin 16 paragrafi 4 të Ligjit për kontestet administrative. Sipas kërkuesit të iniciativës, dispozita e kontestuar lejon që gjyqtarët e zgjedhur në Gjykatën Administrative të vendosen në pozitë të pabarabartë, sepse u vendoset detyrimi që të kenë "përvojë gjyqësore dyvjeçare" për të vepruar si individ, gjyqtar në procedurën e iniciuar në kontest administrativ, edhe pse ky kusht nuk është i paraparë në Ligjin për procedurë civile. Sipas kërkuesit, detyrimi për “dy vite përvojë gjyqësore” është një dispozitë e paqartë sepse nuk mund të dallohet nëse kjo përvojë duhet të jetë gjatë kohës që gjyqtari është në Gjykatën Administrative apo përvojë e përgjithshme si gjyqtar. mb/