• e martë, 24 dhjetor 2024

Zëvendës kryeministri Mexhiti iu bashkangjit akcionit për dhurim të gjakut, të organizuar nga Ambasada e SHBA-së

Zëvendës kryeministri Mexhiti iu bashkangjit akcionit për dhurim të gjakut, të organizuar nga Ambasada e SHBA-së

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendës kryeministri dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe dhuroi gjak në aksionin për dhurimin e gjakut “Food and Blood Drive” në Ambasadën e Shteteve të të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Siç kumtojnë nga MMJPH-ja, pasi dhuroi gjak, zëvendës kryeministri Mexhiti vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-ja e jep për vendin tonë që nga shpallja e pavarësisë.

"Është aksion tradicional për dhurimin e gjakut, të cilit kryesisht i jemi përgjigjur, kësaj radhe aksioni zhvillohet për nder të Ditës së Verteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin ne si shtet e kemi partner strategjik dhe me kënaqësi mora pjesë në këtë akcion të dhurimit të gjakut", u shpreh Mexhiti para mediave.

Aksioni për dhurimin e gjakut të cilin për 22 vite e organizon Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bashkëpunuam me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin e Mjekësisë Transfuzive, këtë vit i dedikohej veteranëve të SHBA-së, përmes të cilit u nderua shërbimi i tyre në vendosjen e paqes në botë. rq/bsh/

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR