• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtatë izraelitë u arrestuan për shkak të dyshimit për spiunazh në favor të Iranit

Shtatë izraelitë u arrestuan për shkak të dyshimit për spiunazh në favor të Iranit

Tel Aviv, 21 tetor 2024 (MIA) - Prokurorët izraelitë kumtuan se shtatë izraelitë u arrestuan nën dyshimin për spiunazh në favor të Iranit, transmetuan mediat izraelite. Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer qindra detyra për Teheranin.

Të gjithë janë hebrenj nga Haifa dhe Izraeli verior, duke përfshirë një ushtar, i cili dezertoi dhe dy adoleshentë.

Prokurorët thanë se të dyshuarit u akuzuan për fotografimin dhe mbledhjen e informacioneve rreth bazave dhe objekteve ushtarake izraelite, duke përfshirë selinë e armatës Kirja në Tel Aviv, si dhe bazat ajrore Nevatim dhe Ramat David, dhe lokacionet ku janë sistemuar bateritë e sistemit të mbrojtjes "Kupola e hekurt".

Baza Nevatim ishte qëllimi i dy sulmeve raketore iraniane këtë vit në prill dhe tetor, ndërsa baza Ramat David u sulmua nga Hezbollahu libanez.

Prokurorët kumtuan se policia dhe hetuesit nga shërbimi izraelit i sigurisë, Shin Bet përcaktuan se të dyshuarit kanë kryer detyra të ndryshme për shërbimet e inteligjencës iraniane dhe ishin në kontakt me agjentët iranianë.

Për aktivitetet e tyre, të dyshuarit morën qindra mijë dollarë, disa prej tyre dhe në kriptovaluta, sipas hulumtuesve.

Zyra e Prokurorit të përgjithshëm të Izraelit deklaroi se ky ishte një nga rastet më serioze të hulumtuara në vitet e fundit. Prokurorët kanë paralajmëruar se do të parashtrojnë kallëzim ndaj shtatë të dyshuarve për shkelje të sigurisë dhe do të kërkojnë mbajtjen e tyre në paraburgim deri në përfundimin e procedurave ligjore. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR