• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtatë foshnja humbën jetën në zjarr në një spital në Nju Delhi, pronari i spitalit në arrati

Shtatë foshnja humbën jetën në zjarr në një spital në Nju Delhi, pronari i spitalit në arrati

Nju Delhi, 26 maj 2024 (MIA) - Shtatë foshnja humbën jetën në një zjarr të madh në një spital në pjesën lindore të Nju Delhit, ndërsa pesë janë shpëtuar dhe dërguar në një spital tjetër, njoftuan sot autoritetet lokale.

Pronari i spitalit të foshnjave në të cilin shpërtheu zjarri të shtunën është arratisur, njoftoi policia.

Siç transmetoi Tajms of India, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa hetimi për shkaqet  e fatkeqësisë është në vijim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR