• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtatë anëtare të BE-së propozojnë që vendimet për politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane të merren me shumicë të kualifikuar

Shtatë anëtare të BE-së propozojnë që vendimet për politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane të merren me shumicë të kualifikuar

Bruksel, 12 qershor 2023 (MIA) - Ministrat e  punëve të jashtme të shtatë vendeve anëtare të BE-së propozuan përdorimin më të madh të shumicës së kualifikuar gjatë vendimmarrjeve lidhur me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit.

Siç raporton portali i Brukselit "Politiko", në iniciativën pas së cilës qëndrojnë shefat e diplomacisë së Belgjikës, Haxha Labib, së Gjermanisë, Analena Berbok, së Luksemburgut, Zhan Aselborn, së Rumanisë, Bogdan Auresku, së Sllovenisë, Tanja Fajon, së Holandës, Vopke Hekstra dhe së Spanjës, Hoze Manuel Albarez Bueno, theksohet se po propozojnë një qasje pragmatike që fokusohet vetëm në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe përdor dispozita të përfshira tashmë në Marrëveshjen për Bashkimin Evropian, me qëllim që të mundësohet një mënyrë më fleksibël të vendimmarrjes që do të ishte në interes të të gjithëve. 

 "Duam t'i tejkalojmë vijat e vjetra të ndarjes mes atyre që janë për vendimmarrje të shumicës dhe atyre që janë kundër. Ne nuk po angazhohemi për ndryshim të marrëveshjeve, as nuk po inkurajojmë debat akademik", thuhet në propozim.

Ministrat propozojnë përdorimin më të madh të parimit të “abstenimit konstruktiv”,  gjegjësisht vendimet të mos merren me konsensus, por një vend që nuk është dakord me një propozim të caktuar të mos votojë kundër me qëllim që të mundësohet miratimi i tij.

Советот на министри за општи и европски прашања на Европска Унија на денешниот состанок ќе ја разгледа новата методологија на проширување

"Vendet anëtare tashmë kanë filluar ta përdorin këtë opsion të thjeshtë, por shumë efektiv, i cili lejon marrjen e një vendimi, me atë që një vend nuk do të votojër "kundër" tij dhe nuk do t'i bllokojë 26 anëtaret e tjera të vazhdojnë.  Sa efektiv mund të jetë "abstenimi konstruktiv" e pamë tetorin e kaluar kur Këshilli i Punëve të Jashtme votoi Misionin e ri të BE-së për trajnim të ushtrisë ukrainase. Duam të ndërtojmë këtë trend dhe zotohemi që sistematikisht t'i  shqyrtojmë  qëndrimet tona me qëllim që të kalojmë nga votimi "kundër" në "abstenim konstruktiv", theksohet në propozim.

Shtatë shefat e diplomacisë propozojnë që një vendimmarrje e tillë të vihet në një "test praktik" për vendimet që lidhen me disa fusha të politikës së jashtme të BE-së, të cilat, bazuar në nenin 31 të Marrëvesjes së Bashkimin Evropian, mund të vendosen nga një shumicë e cilësuar.

"Nëse, për shembull, Këshilli vendos njëzëri të themelojë një mision civil të BE-së, për kushtet operative të atij misioni mund të vendosë shumica e cilësuar. Në mënyrë të ngjashme, votimi me shumicë të cilësuar do të mund ta përdorim edhe kur vendosim mbi bazën e qëndrimeve të përbashkëta të BE-së në forumet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", theksojnë ministrat.

 Përveç kësaj, ata sugjerojnë që kjo mënyrë e zgjidhjes të përdoret për vendime që nuk nevojitet  votim formal, por, megjithatë  në praktikë ende zbatohet konsensusi.

 

Попладнево амбасадорите на земјите членки во ЕУ по брза постапка го одобрија предлогот да се деблокираат 37 милијарди евра помош за справување со последиците од пандемијата на коронавирусот,

 Ata njëherësh propozojnë për fusha të caktuara të politikës së jashtme, Këshilli i BE-së në vend që të vendosë unanimisht me shumicë të cilësuar në përputhje me procedurën standarde të parashikuar nga neni 31 nga Marrëveshja e BE-së.

Sipas propozuesve,  nevojitet  që Bashkimi Evropian që jep rezultate solide dhe të prekshme, ndaj është e nevojshme të përmirësohet kapaciteti i tij për të vepruar në kohë krize.

 

Европската унија покажува единство во својот пристап кон олеснување на дијалогот меѓу Косово и Србија, и покрај контрадикторните изјави за опциите и компромисите кои страните може да ги права

Ministrat theksojnë se janë të vetëdijshëm se disa vende anëtare shprehin shqetësim për shkak të  përdorimit të votimit me shumicë të cilësuar në politikën e jashtme të BE-së dhe e marrin seriozisht shqetësimin e tillë.

 Propozuesit  e kësaj iniciative theksojnë se secili nga vendet  anëtare do të mund të thirret në të drejtën e bllokimit të një vendimi për arsye vitale që lidhen me politikën kombëtare, siç parashikohet në nenin 31 të Marrëveshjes së  BE-së. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR