• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtajnmajer i gatshëm të shpallë zgjedhje në Gjermani

Shtajnmajer i gatshëm të shpallë zgjedhje në Gjermani

Berlin, 7 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer sot deklaroi se është i gatshëm të shpallë zgjedhje të reja pas shpërbërjes së koalicionit të kancelarit Olaf Sholc, duke i paralajmëruar të gjitha partitë të sillen me përgjegjësi.

"Përfundimi i një koalicioni nuk është fundi i botës. Ajo është krizë politike të cilën duhet ta tejkalojmë", tha Shtajnmajer.

Sholc kumtoi se do të kërkojë votim të mirëbesimit në parlament pasi që largimi i ministrit të Financave, Kristian Lindner nga radhët e Demokratëve të lirë e la qeverinë e tij pa shumicë parlamentare.

Shtajnmajer ka fuqi ta shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja vetëm pasi që qeveria të humbë votimin e mirëbesimit. Ai shtoi se Gjermanisë i nevojitet shumicë stabile dhe qeveri e aftë.

"Demokracia jonë është e fuqishme. Por, tani nuk është koha për taktika dhe mashtrime, por për maturi dhe përgjegjësi", theksoi presidenti. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR