• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës: Luftimet më të ashpra vazhdojnë në Bahmut dhe Marinka

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës: Luftimet më të ashpra vazhdojnë në Bahmut dhe Marinka

Kiev, 2 maj 2023 (MIA) - Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës kumtoi se luftimet më të ashpra me ushtarët rusë ende po zhvillohen në Bahmut dhe Marinka, në lindje të Ukrainës.

Theksohet se forcat ruse se po përpiqen të sulmojnë në drejtim të Bahmutit, ndërsa uftimet vazhdojnë në qytet, transmeton Unian.

Në drejtim të Avdijivka, ofensiva ruse në zonat e vendbanimeve Severnoje dhe Pervomajskoe nuk ishte e suksesshme, shtoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sulmet e forcave ruse në Marinka vazhdojnë. ls/

Foto; EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR