• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtabi i Përgjithshëm i Armatës ukrainase: Rusia dje humbi një rekord prej 2.030 ushtarë, më së shumti brenda një dite që nga fillimi i luftës

Shtabi i Përgjithshëm  i Armatës ukrainase: Rusia dje humbi një rekord prej 2.030 ushtarë, më së shumti brenda një dite që nga fillimi i luftës

 Kiev, 29 nëntor 2024 (MIA) - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës sot ka publikuar informacione se forcat ruse  edhe mnë tej çdo ditë vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha në personel dhe pajisje në luftë.

 Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Ukrainës njoftoi sot në faqen e tij në Fejsbuk se forcat ruse  vetëm gjatë 24 orëve humbën 2.030 ushtarë,  mes të cilëve konsiderohen edhe të vdekur dhe të plagosur dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake.

 Shifra e deklaruar nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërsa humbjet në fushën e betejës është vështirë që të vlerësohen. Por nëse numri është i saktë, ai është një numër rekord i viktimave ruse në 24 orë, duke tejkaluar shifrën prej 1.950 të vrarë dhe të plagosuri që Ukraina raportoi më 12 nëntor.

 Foto: FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR