• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Serbe ka nisur një iniciativë për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Serbe ka nisur një iniciativë për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Beograd, 4 janr 2024 (MIA) - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë nisi iniciativën dhe i propozoi presidentit Aleksandar Vuçiq që sërish të vendoset detyrimi për shërbim ushtarak, për një kohëzgjatje deri në katër muaj, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Siç thuhet në njoftim, kjo është bërë me qëllim të rritjes së aftësive mbrojtëse të forcave të armatosura të Serbisë, përmes ripërtëritjes  dhe përmirësimit  të plotësimit dhe trajnimit të forcave aktive dhe rezervë.

 “Propozimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë vjen pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat ballafaqohet Republika e Serbisë si një vend ushtarakisht neutral, i cili imponoi nevojën e përshtatjes së modelit të rekrutimit të Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilat do të mundësonin forcimin e potencialit të përgjithshëm rekrutimi dhe trajnimin e një numri më të madh të qytetarëve për mbrojtjen e vendit tonë”, thuhet në kumtesën e publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR