• e diel, 06 tetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Zelenski të enjten në takim me Bajdenin në Uashington

Shtëpia e Bardhë: Zelenski të enjten në takim me Bajdenin në Uashington

Uashington, 15 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski javën e ardhshme do të realizojë vizitën e tij të dytë në Uashington, bëri të ditur sot Shtëpia e Bardhë në përpjekje për të forcuar mbështetjen e një mbështetësi kryesor të vendit i cili ka dërguar miliarda dollarë në ndihmë në luftën kundër forcave ruse.

Zelenski do të udhëtojë në Shtëpinë e Bardhë të enjten për bisedime me presidentin Xho Bajden dhe do të ketë takime edhe në Kongresin amerikan.

Udhëtimi i liderit ukrainas në Uashington do të jetë pas takimeve me liderë të tjerë botërorë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në Nju Jork.

Xhejk Salivan, këshilltar për siguri kombëtare të Bajdenit tha se udhëtimi vjen në një "kohë kritike" ndërsa Ukraina po ndërmerr kundërofensivë kundër Rusisë.

Bajdeni do ta riafirmojë "angazhimin e tij për të vazhduar të udhëheqë botën në mbështetje të Ukrainës duke mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial", tha Sulivan në një konferencë për shtyp. 

QËNDRONI TË LIDHUR