• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Uashingtoni nuk dëshiron ndryshime në marrëdhëniet me Kinën

Shtëpia e Bardhë: Uashingtoni nuk dëshiron ndryshime  në marrëdhëniet me Kinën

Uashington, 7 mars 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron ndryshime në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Kinës për çështjen e Tajvanit, deklaroi sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare Xhon Kirbi.

Me këtë qëndrim ai i është përgjigjur shefit të diplomacisë kineze, Çin Gang, të cilin sot e paralajmëroi Uashingtoni se duhet ta ndryshojë qëndrimin e tij të "shtrembëruar" dhe të mos rrezikojë konflikt, transmetuan mediat britanike.

"Ne duam konkurencë strategjike me Kinën. Ne nuk kërkojmë konflikt. Qëllimi ynë është të garojmë, të fitojmë dhe absolutisht duam t'i mbajmë marrëdhëniet në atë nivel" deklaroi Kirbi.

Paraprakisht sot, Çin deklaroi se politika e Ushingtonit ndaj Kinës "devijon plotësisht nga rruga  racionale dhe e shëndetshme", transmetuan mediat amerikane.

"Nëse SHBA-ja nuk shtyp frenat, por vazhdon të ecë në rrugën e gabuar, asnjë barrierë mbrojtëse nuk mund të parandalojë daljen nga binaret dhe sigurisht që do të ketë konflikt dhe konfrontim", kërcënoi ministri kinez.

Çin deklaroi se "një rivalitet i tillë është një lojë e pamatur, me interesat bazë të të dy kombeve dhe madje edhe të ardhmen e njerëzimit". sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR