• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: SHBA i dërgoi një paralajmërim me shkrim Rusisë për sulmin në Moskë, pretendimi për përfshirjen e Ukrainës është i pakuptimtë

Shtëpia e Bardhë: SHBA i dërgoi një paralajmërim me shkrim Rusisë për sulmin në Moskë, pretendimi për përfshirjen e Ukrainës është i pakuptimtë

 

Uashington, 28 mars 2024 (MIA) - Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, kundëradmirali Xhon Kirbi, sot deklaroi SHBA-ja i ka dërguar një paralajmërim me shkrim shërbimeve ruse të sigurisë për një sulm të kryer nga ekstremistët dhe se pretendimet se Ukraina është përfshirë në sulmin të premtën e kaluar në Moskë janë të "pakuptimta".

Kirbi, i cili është ndihmës sekretari shtetëror për mbrojtjen, përsëriti se ishte e qartë se grupi terrorist i Shtetit Islamik ishte "i vetmi përgjegjës" për sulmin në sallën e koncerteve "Krokus siti holl", ku të premten e humbën jetën 140 persona.

Kirbi u tha gazetarëve se SHBA-ja u ka dhënë shërbimeve ruse të sigurisë një paralajmërim me shkrim për një sulm ekstremist, një nga shumë të dërguar në Moskë paraprakisht.

Komiteti Hetues i Rusisë kumtoi sot se ka arrestuar një person tjetër të dyshuar për pjesëmarrje në financimin e sulmit në Moskë, gjë që tregon se sulmuesit kishin "lidhje me nacionalistët ukrainas".

“Puna me terroristët e arrestuar, ekzaminimi i pajisjeve teknike të sekuestruara prej tyre dhe analizimi i informacionit mbi transaksionet financiare bëri të mundur gjetjen e provave të lidhjes së tyre me nacionalistët ukrainas”, kumtoi Komiteti Hetues i Rusisë. ls/

Foto: Arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR