• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: SHBA edhe më tutje mbetet e shqetësuar për situatën në Izrael

Shtëpia e Bardhë: SHBA edhe më tutje mbetet e shqetësuar për situatën në Izrael

Uashington, 28 mars 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënësit të saj, Xhon Kirbi, porositi se SHBA edhe më tutje është e brengosur për situatën në Izrael, ndërsa presidenti Xho Bajden brengën e tij për reformat e propozuara gjyqësore në këtë vend e ndau direkt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Mediat britanike transmetojnë se për shkak të ngjarjeve në vend në ditët e fundit Kirbi bëri thirrje në kompromis nga të gjitha anët.

Netanjahu dje për një muaj e anuloi vendimin qeveritar për zbatimin e planeve kontestuese të ashpra për reforma në gjyqësi, para se gjithash, për shkak të frikave se kriza më e rëndë në vend viteve të fundit mund të shpërbëjë koalicionin e tij ose të përshkallëzohet në dhunë.

"Ne ishim shumë të qartë privatisht, kuptohet, me liderët izraelit, si dhe publikisht, për brengën tonë për atë që ndodh në këtë vend në 48 orët e fundit, dhe sërish fuqishëm u bëjmë thirrje liderëve izraelit në kompromis", tha Kirbi.

Ai theksoi se Bajden ishte "shumë i hapur" me Netanjahun në lidhje me brengat e tij.

Kirbi shtoi se Izraeli është ftuar në Samitin për demokraci në të cilin SHBA këtë javë do të jetë nikoqir. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR