• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Bajden do t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinor

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Bajden do t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinor

Uashington, 28 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se sot do t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në spitalin ushtarak në paralagjen e qytetit Merilend.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se sot më vonë do të publikojë një përmbledhje për kontrollin mjekësor vjetor rutinor të presidentit. 

Siç informojnë agjencitë, rezultatet nga kontrolli do të ndiqen me kujdes sepse presidenti 81-vjeçar kërkon rizgjedhje në zgjedhjet e nëntorit. 

Kontrolli mjekësor bëhet derisa demokrati Bajden dhe ish presidenti republikan 77-vjeçar Donald Tramp po përgatiten që të përballen në zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor. Kundërkandidatja e Trampit në garën për nominimin presidencial republikan, 52-vjeçarja Niki Hejlli, tha se që të dy janë shumë të moshuar që përsëri të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë dhe se duhet tu nënshtrohen testeve kognitive. 

Gjatë kontrollit të vitit të kaluar të Bajdenit, mjekët njoftuan se ai është i shëndoshë dhe "i aftë që t'i përmbushë detyrimet e tij". fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR