Shtëpia e Bardhë paralajmëroi sanksione për krizën ruso- ukrainase
- Post By Fami Bajrami
- 22:49, 21 shkurt, 2022
Uashington, 21 shkurt 2022 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden do të japë urdhër ekzekutiv me të cilën do të ndalohen investimet, tregtia dhe financimi nga individë amerikanë në Donjeck dhe Lugansk të Ukrainës Lindore, njoftoi Shtëpia e Bardhë pasi Rusia njohu dy zonat rebele si shtete të pavarura, transmeton DPA.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki sonte ka deklaruar se urdhri ekzekutiv “poashtu do të sigurojë autorizim për vënien e sanksioneve për çdo person që do të vazhdojë të veprojë në këtë zona ukrainase”.
Masat ndëshkuese “janë shqiptuar dhe do të jenë plotësim i masave të shpejta dhe të ashpra që i përgatisim në koordinim me aleatët dhe partnerët nëse Rusia në mënyrë shtesë e sulmon Ukrainën”, ka shtuar Psaki. fab/