• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Për Bajdenin nuk është i nevojshëm asnjë test kognitiv

Shtëpia e Bardhë: Për Bajdenin nuk është i nevojshëm asnjë test kognitiv

Uashington, 3 korrik 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë kumtoi se nuk është i nevojshëm asnjë test kognitiv për presidentin amerikan Xho Bajden, duke thënë se ai ende mund të jetë kandidat për rizgjedhje në këtë detyrë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan Pjer, në konferencën për shtyp tha se absolutisht nuk ka asgjë të fshehur për shëndetin e Bajdenit", publikoi Si-En-En.

Zhan Pjer, megjithatë, e pranon se Bajdeni "nuk kaloi një natë të mirë" gjatë debatit televiziv me kandidatin presidencial republikan Donald Tramp.

"Vendosa të udhëtoj nëpër botë disa herë...pikërisht para debatit...por e dëgjova stafin tim...dhe pastaj gati më zuri gjumi në skenë", tha Bajden për debatin e fundit, gjatë mbledhjes së mjeteve për fushatën e tij zgjedhore në shtetin federal amerikan Virxhinia.

Bajdeni kishte gati dy javë ndërmjet kthimit të tij nga Italia nga samiti i G7 i 15 qershorit dhe debati i 27 qershorit.

Zhan Pjer përsëriti se Bajdeni ishte i sëmurë gjatë debatit, duke thënë se ende është i ftohtë.

Deputeti demokrat nga Teksasi, Lojd Doget, të martën i bëri thirrje Bajdenit të heq dorë nga gara presidenciale pas debatit televiziv me Trampin.

Shtëpia e Bardhë të martën kumtoi se sot pritet që Bajdeni të takohet me guvernatorët demokratik dhe liderët e Kongresit, pasi disa prej tyre kërkuan takim me presidentin. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR