• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka shenja jashtëtokësorësh në objektet fluturuese të rrëzuara

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka shenja jashtëtokësorësh në objektet fluturuese të rrëzuara

Uashington, 13 shkurt 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ka asnjë shenjë të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve, pas rrëzimit të një sërë objektesh të paidentifikuara në hapësirën ajrore mbi Amerikën e Veriut.

‘“E di që ka pyetje dhe shqetësim për këtë. Megjithatë, përsëris, nuk ka indikacione për aktivitete jashtëtokësore në lidhje me ato fatkeqësi”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.

Të dielën, një gjeneral i Forcave ajrore amerikane deklaroi se ende nuk e përjashton mundësinë që objekti të ketë origjinë jashtëtokësore apo ndonjë shpjegim tjetër, duke cituar ekspertë amerikan të inteligjencës.

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo deklaroi se katër nga avionët e rrëzuar ditëve të fundit, përfshirë edhe atë që ra mbi Jukon të Kanadasë të shtunën, kanë qenë disi të ndërlidhur, por nuk ka dhënë detaje.

Presidenti amerikan Xho Bajden të dielën urdhëroi prishjen edhe të një objekti tjetër, të katërtin këtë muaj.

Avioni ka udhëtuar në një lartësi prej 6.100 metrash dhe ka mundur të rrezikojë trafikun ajror komercial. Forcat ajrore të SHBA-së kanë rrëzuar tre objekte që fluturonin mbi Alaskë, Kanada dhe shtetin federal të Miçiganit të premten, të shtunën dhe të dielën.

Armata amerikane dhe kanadeze kanë përforcuar mbikëqyrjen e hapësirës ajrore pasi një balonë spiun kinez hyri në territoret e tyre në fillim të shkurtit.

Pas incidentit të parë, objekte të tjera fluturuese u vërejtën mbi Kanada dhe SHBA të cilat më vonë u rrëzuan.

QËNDRONI TË LIDHUR