• e premte, 27 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Nëse nuk e mbështesim Ukrainën, çmimi do të jetë edhe më i lartë

Shtëpia e Bardhë: Nëse nuk e mbështesim Ukrainën, çmimi do të jetë edhe më i lartë

Uashington, 9 dhjetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Xhon Kirbi, tha se nëse Shtetet e Bashkuaratë Amerikës nuk e mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë, kjo do t'i shkaktojë dëme të mëdha interesave ekonomike dhe të sigurisë amerikane.

"Nëse presidenti rus Vlladimir Putin pushton Ukrainën, ai qëndron në pragun e NATO-s. Dhe siç thashë një ditë më parë, nëse mendoni se kostoja e mbështetjes së Ukrainës është e lartë tani, mendoni se sa do të jetë jo vetëm në para, por në gjakun amerikan, nëse duhet të fillojmë të veprojmë sipas detyrimeve tona të nenit pesë", Kirbi tha në brifingun me gazetarët.

Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut kërkon që shtetet anëtare t'i konsiderojnë sulmet e armatosura ndaj çdo shteti anëtar si sulm ndaj të gjithë Aleancës dhe të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR