• e hënë, 08 korrik 2024

Shtëpia e Bardhë: Më shumë se 80 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit

Shtëpia e Bardhë: Më shumë se 80 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit

Uashington, 8 nëntor 2023 (MIA) - Në 24 orët e fundit më shumë se 80 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës, ndërsa rreth 500 deri në 600 amerikanë ende nuk janë larguar nga enklava palestineze, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

"Ne e dimë se kemi nxjerrë rreth 400 njerëz deri më tani, që do të thotë se ka ende rreth 500 deri në 600 njerëz të mbetur, duke përfshirë familjet e tyre atje," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Xhon Kirbi. 

Një kolonë prej mijëra civilësh palestinezë u largua sot nga Gaza veriore duke kërkuar strehim nga sulmet ajrore izraelite dhe luftimet e ashpra tokësore midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit. ls/

Foto:Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR