Shtëpia e Bardhë: Koreja e Veriut "do ta paguajë çmimin" për furnizimin e Rusisë me armë
- Koreja e Veriut "do ta paguajë çmimin” për çdo dërgesë të armëve për Rusinë në mbështetje të luftës në Ukrainë, paralajmëroi sot Shtëpia e Bardhë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:51, 5 shtator, 2023
Uashington, 5 shtator 2023 (MIA) - Koreja e Veriut "do ta paguajë çmimin” për çdo dërgesë të armëve për Rusinë në mbështetje të luftës në Ukrainë, paralajmëroi sot Shtëpia e Bardhë.
"Kjo nuk do t'i dërgojë një pasqyrë të mirë Koresë së Veriut dhe ata do të paguajnë çmimin në bashkësinë ndërkombëtare", tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan në pyetjen e gazetarëve për raportet e "diskutimeve aktive" midis Moskës dhe Phenianit për dërgesat e armëve.
Njujork tajms publikoi se lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un planifikon ta vizitojë Rusinë në shtator dhe të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për shitjen e armëve për luftën në Ukrainë.
Nga Pheniani, Kimi me siguri do të udhëtojë me tren të blinduar deri në Vladivostok, në bregun rus të Oqeanit Paqësor, ku do të takohet me Putinin, shkruan gazeta.
Më vonë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se negociatat për dërgimin e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut "po përparojnë në mënyrë aktive".
Foto: Arkivi i MIA-s