• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Shtëpia e Bardhë kërkon mbështetje për Kievin: Ukrainës po i mbarojnë armët, po tërhiqet nga Donbasi

Shtëpia e Bardhë kërkon mbështetje për Kievin: Ukrainës po i mbarojnë armët, po tërhiqet nga Donbasi

Uashington, 18 mars 2024 (MIA) - Forcat e armatosura të Ukrainës po tërhiqen nga Donbasi për shkak të mungesës së armëve, deklaroi Xhon Kirbi, koordinator për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë.

"Atyre u mbaruan armët në Donbas, ndërsa tani po tërhiqen - drejtë vijës së dytë dhe të tretë të mbrojtjes. Rusia vazhdon të përparojë drejt perëndimit. Atyre u duhet mbështetja jonë dhe u duhet tani", deklaroi Kirbi për Ej-Bi-Si Njuz.

Përveç kësaj, ai theksoi se SHBA-ja është e shqetësuar për uljen e rezervave të saja të armëve për shkak të dërgesës së ndihmës ushtarake për Ukrainën. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR