• e martë, 24 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Izraeli duhet t'u sigurojë myslimanëve qasje në Murin e Lotëve gjatë muajit të Ramazanit

Shtëpia e Bardhë: Izraeli duhet t'u sigurojë myslimanëve qasje në Murin e Lotëve gjatë muajit të Ramazanit

Ushington, 29 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Methju Miler, i bëri thirrje Izraelit t'ua lehtësojë qasjen besimtarëve mysliman në Murin e Lotëve në Jerusalem gjatë muajit të Ramazanit.

"Jo vetëm që është gjëja e duhur, nuk është vetëm një çështje për t'u dhënë njerëzve lirinë fetare që meritojnë, në të cilën kanë të drejtë, por është gjithashtu një çështje që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e Izraelit", tha Miler.

Ai theksoi se nuk është në interesin e sigurisë së Izraelit të nxisë tensionet në Bregun Perëndimor ose në rajonin më të gjerë", shkruan "Tajms of Izrael".

Miler vërejtjet e tilla i dha pasi u paraqitën raporte se Izraeli mendon të vendosë kufizime serioze për qasje në Murin e Lotëve për arabët izraelit dhe palestinezët nga Bregu Perëndimor gjatë muajit të Ramazanit, muaji i shenjtë i agjërimit te myslimanët që fillon më 10 mars. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR