Shtëpia e Bardhë: Izraeli duhet të bëjë dallim mes militantëve të Hamasit dhe civilëve gjatë sulmeve
- SHBA-ja beson se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që të bëjë dallim mes civilëve palestinezë dhe militantëve të Hamasit në operacionin e tij ushtarak në Gazë, deklaroi sot këshilltari për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan.
- Post By Besnik Shuki
- 17:37, 29 tetor, 2023
Uashington, 29 tetor 2023 (MIA) - SHBA-ja beson se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që të bëjë dallim mes civilëve palestinezë dhe militantëve të Hamasit në operacionin e tij ushtarak në Gazë, deklaroi sot këshilltari për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan.
Në intervistë për Si-En-En, Salivan i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu që ta pengojë dhunën nga ana e ardhacakëve ekstremë hebraikë ndaj njerzve të pafajshëm në Bregun Perëndimor.
I ballafaquar me zemërimin e rritur për shkak të bombardimit izraelit në Gazë pas sulmeve të militantëve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, Salivan tha se "ne nuk angazhohemi për vrasjen e njerëzve të pafajshëm, pa dallim nëse janë palestinezë, izraelitë apo tjerë". bsh/
Foto: MIA arkiv