• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Izraeli do të zbatojë pauza humanitare prej katër orësh çdo ditë (PLT)

Shtëpia e Bardhë: Izraeli do të zbatojë pauza humanitare prej katër orësh çdo ditë (PLT)

Uashington, 9 nëntor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë kumtoi se Izraeli ka pranuar të vendosë pauza humanitare prej katër orësh në sulmet e tij ndaj Hamasit në veri të Gazës. Të hënën presidenti amerikan Xho Bajden kërkoi nga kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të vendose "pauza ditore humanitare".

Administrata e Bajdenit kumtoi se ka siguruar edhe një kalim që civilët të largohen nga luftimet.

Zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare të SHBA-së, Xhon Kirbi, tha se pauza e parë humanitare do të paralajmërohet sot dhe se izraelitët jana angazhuar ta publikojnë çdo dritaren katër-orëshe të paktën tre orë përpara. l

"Izraelitët na thanë se nuk do të ketë operacione ushtarake në këto zona gjatë pauzës dhe se ky proces fillon sot, tha Kirbi, duke e quajtur “hapa në drejtimin e duhur”.

"Ju bëjmë thirrje izraelitëve të minimizojnë viktimat civile dhe të bëjnë gjithçka që munden për të reduktuar ato shifra," tha Kirbi, duke thënë se ata do të sigurojnë "hapësirë ​​për frymëmarrje për disa orë" për civilët që të lëvizin pa rrezik.

Ai, gjithashtu, tha se kjo do të sigurojë "mundësi të shkurta" për kalimin e sigurt të pengjeve ë mbajtura nga Hamasi. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR