• e diel, 06 tetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Irani dhe Rusia e përforcojnë bashkëpunimin ushtarak, jemi duke bërë gati sanksione

Shtëpia e Bardhë: Irani dhe Rusia e përforcojnë bashkëpunimin ushtarak, jemi duke bërë gati sanksione

Uashington, 15 maj 2023 (MIA) - Irani dhe Rusia "e përforcojnë bashkëpunimin ushtarak të paprecedentë", deklaroi sonte zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Nacionale i SHBA-së, Xhon Kirbi, duke shtuar se Moska dëshiron të furnizohet me fluturake iraniane pa pilotë.

"I përdorim veglat që i kemi në dispozicion për t'i zbuluar dhe penguar këto aktivitete dhe jemi të gatshëm të bëjmë më shumë", tha Kirbi, duke shtuar se SHBA-ja do të publikojë sanksione të reja ditëve në vijim kundër atyre që janë përfshirë në transaksionet midis të dyja vendeve.

Sipas tij, bëhet fjalë për partneritet ushtarak midis Iranit dhe Rusisë që është i dëmshëm për Ukrainën, Lindjen e Afërt dhe bashkësinë ndërkombëtare.

"Kontaktet midis Iranit dhe Rusisë lidhur me shitjen e armëve, veçanërisht të fluturakeve më bashkëkohore pa pilot vazhdojnë", tha Kirbi, duke shtuar se nga gushti, Irani i ka dërguar mbi 400 fluturake pa pilot në Rusi, kryesisht nga tipi Shahed.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR