• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Ende ka dallime në qëndrimet e Izraelit dhe Hamasit për marrëveshjen për armëpushim

Shtëpia e Bardhë: Ende ka dallime në qëndrimet e Izraelit dhe Hamasit për marrëveshjen për armëpushim

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e lartë të SHBA-së janë në Kajro për shkak negociatave për të arritur marrëveshje për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, por ende ka dallime midis dy palëve, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare Xhon Kirbi.

Kirbi deklaroi se drejtori i CIA-s Bill Berns dhe deputeti i SHBA-së për Lindjen e Afërt, Bret Mekgurk ende janë në Egjipt ku mbrëmë u takuan me kolegët e tyre të Egjiptit, Izraelit dhe Jordanisë. Ai shtoi se në ditët në vijim do të ketë diskutime të mëtutjeshme.

"Punojmë në këtë çështje pa u ndalur. Dhe ende kemi disa dallime në qëndrimin e të dy palëve, por ne nuk do të kishim dërguar një ekip atje nëse nuk do të mendonim se kishim ndonjë shans", tha Kirbi. "Ne po bëjmë përpjekje t'i kalojmë këto dallime në mënyrën më të mirë të mundshme", shtoi ai.

Kirbi përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur popullatën civile. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR