• e martë, 24 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni përkohësisht do ta mbyllë kufirin me Meksikën për azilkërkuesit

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni përkohësisht do ta mbyllë kufirin me Meksikën për azilkërkuesit

Uashington, 4 qershor 2024 (MIA) - Presidenti Xho Bajden përkohësisht do ta mbyllë kufirin ndërmjet SHBA-së dhe Meksikës për azilkërkuesit gjithnjë kur do të rritet numri i kalimeve të jashtëligjshme të emigrantëve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

"Për Xho Bajdenin, siguria e familjeve amerikane gjithnjë duhet të jetë në vend të parë. Për këtë sot presidenti paralajmëron aktivitete të reja historike ekzekutive që tu ndalohet emigrantëve të cilat jashtëligjshëm e kalojnë kufirin tonë jugor të marrin azil", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Endrju Bejts.

Personat zyrtarë thanë se kufizimet pritet të hynë në fuqi menjëherë, sepse do të fillojnë kur vendkalimet e jashtëligjshme të emigrantëve do të tejkalojnë 2.500 në ditë, ndërsa numrat tashmë janë mbi atë prag. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR