• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni miratoi 567 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni miratoi 567 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin

Uashington, 30 shtator 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden dje miratoi ndihmën ushtarake për Tajvanin me vlerë 567 milionë dollarë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Ky është një tjetër lëvizje me të cilën Uashingtoni ka për qëllim të forcojë aftësitë mbrojtëse të ishullit në kushte të tensioneve të rritura me Kinën, shtoi agjencia.

Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi më me ndikim ndërkombëtar dhe furnizuesi i armëve të Tajvanit, madje edhe pa vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Kina i ka bërë vazhdimisht thirrje SHBA-së që të ndalojë shitjen e armëve për Tajvanin, të cilin e konsideron si territorin e saj.

Në kumtesë, Shtëpia e Bardhë tha se Bajdeni autorizoi sekretarin e shtetit (Entoni Blinken) të "mbikëqyrë përvetësimin e 567 milionë dollarëve nga Tajvani për pajisje dhe shërbime për Ministrinë e Mbrojtjes, arsimin dhe trajnimin ushtarak".

Në fund të prillit të këtij viti, Bajdeni nënshkroi ligjin për ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR