• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni dhe Netanjahu biseduan rreth mundësisë së pauzave taktike në sulmet në Gaza

Shtëpia e Bardhë: Bajdeni dhe Netanjahu biseduan rreth mundësisë së pauzave taktike në sulmet në Gaza

Uashington, 6 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot biseduan mbi mundësinë e një pauze taktike në sulmet në Rripin e Gazës dhe lirimin eventual të pengjeve, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi.

Kirbi tha se pritet që më shumë amerikanë sot të largohen nga Gaza.

Bajdeni dhe Netanjahu kanë biseduar edhe rreth situatës në Bregun Perëndimor.

"SHBA ende nuk është e mendimit se një armëpushim i përgjithshëm është i përshtatshëm në këtë kohë. Uashingtoni do të vazhdojë bisedimet me Izraelin për pauzat humanitare në Gaza”, ka thënë Kirbi duke precizuar se Bajdeni dhe Netanjahu janë dakorduar të bisedojnë përsëri ditët në vijim.

"Po shohim se më shumë ndihma humanitare arrijnë në Gaza, por kjo nuk është e mjaftueshme. Në 24 orët e fundit aty kanë hyrë më pak se 30 kamionë me ndihma”, tha zëdhënësi.

Kirbi pashtu publikoi se Izraeli e ka bindur Uashingtonin se armët e kërkuara automatike do të shkojnë vetëm për njësitë e policisë kombëtare.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR