• e premte, 27 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Bajden u konsultua me aleatët për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë: Bajden u konsultua me aleatët për Ukrainën
Uashington, 19 prill 2022 (MIA) – Presidenti amerikan, Xho Bajden sot u konsultua me aleatët e vet për ngjarjet më të reja lidhur me invazionin rus në Ukrainë, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Qëllimi i thirrjes ishte "të bisedohet për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe angazhimet Rusia të konsiderohet përgjegjëse në rrethin e aleatëve", thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. Në ndërkohë, forcat ruse sot e pushtuan qytetin e parë në Ukrainën lindore si pjesë e sulmit të ri, shumë të madh që Kievi zyrtar e përshkroi si betejë për Donbasin. SHBA-ja i konsideron aksionet e tashme të forcave ruse për hyrje në operacione akoma më të mëdha ofensive në Ukrainën lindore, deklaroi një funksionar i lartë amerikan. Me Bajdenin sot onlajn kanë biseduar kryeministri kanadez Xhastin Trudo, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, presidenti francez, Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri britanik, Boris Xhonson si edhe liderët e Polonisë, Japonisë dhe Italisë.

QËNDRONI TË LIDHUR