• e premte, 27 dhjetor 2024

SHSU: Sulmi i hakerëve rusë ndaj Kievstarit është një paralajmërim i madh për Perëndimin

SHSU: Sulmi i hakerëve rusë ndaj Kievstarit është një paralajmërim i madh për Perëndimin

Kiev, 4 janar 2024 (MIA) - Hakerët rusë kanë janë të pranishëm në sistemin e  gjigantit ukrainas të telekomunikacionit Kievstar të paktën që nga maji i vitit të kaluar, në një sulm kibernetik që duhet të shërbejë si një "paralajmërim i madh" për Perëndimin, deklaroi Ilja Vitjuk, shef i departamentit të sigurisë kibernetike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SHSU).

Hakimi, një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës gati dy vjet më parë, negativisht ka ndikuar në  rreth 24 milionë përdorues të Kievstarit që nga 12 dhjetori.

 Ai i quajti sulmet shkatërruese, që synonin të shkaktonin një goditje psikologjike dhe të grumbullonin informacione intelegjente. 

“Ky sulm është një mesazh i madh, një paralajmërim i madh, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën perëndimore, për të kuptuar se askush nuk është i paprekshëm”, tha Vitjuk. Shefi i departamentit kibernetik në SHSU tha se Kijevstar është një kompani që ka investuar shumë në sigurinë kibernetike.

Megjithatë, sulmi fshiu "pothuajse gjithçka", duke përfshirë mijëra shërbime virtuale dhe të dhëna nga kompjuterët, shtoi Vitjuk, e cila, siç vlerëson, me siguri është  shembulli i parë i një sulmi kibernetik destruktiv që shkatërroi thelbin e një operatori telekomunikacioni.

"SHSU vlerësoi se hakerët ishin në gjendje të vidhnin informacione private, të gjenin telefona, të përgjonin SMS mesazhet dhe ndoshta të vidhnin profilet e përdoruesve të Telegram", tha Vitjuk.

Ai vuri në dukje se SHSU ndihmoi Kievstarin të rivendoste sistemet e tij në vetëm disa ditë dhe të shmangte sulmet e reja kibernetike. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR