• e shtunë, 28 dhjetor 2024

SHSU: Snajperisti ukrainas theu rekordin botëror, goditi një ushtar rus nga një largësi prej 3,8 kilometrave

SHSU: Snajperisti ukrainas theu rekordin botëror, goditi një ushtar rus nga një largësi prej 3,8 kilometrave

Kiev, 21 nëntor 2023 (MIA) - Snajperisti ukrainas e theu rekordin botëror duke vrarë një ushtar rus nga një largësi prej 3,8 kilometrave, njoftoi Shërbimi për siguri i Ukrainës (SHSU).

"Snajperisti i SHSU-së vendosi rekord botëror. Qëlloi një ushtar rus nga një largësi të pabesueshme", njoftuan shërbimet e shtypit të SHSU-së.

Ata shtuan se gjuajtja tejkaloi rekordin e mëparshëm botëror për rreth 260 metra.

“Snajperistët e SHSU-së po ndryshojnë rregullat e veprimeve të snajperistëve botërorë, duke demonstruar aftësinë për të vepruar në mënyrë efektive në distanca fantastike”, shtohet në deklaratë.

Përndryshe, një snajperist i forcave speciale kanadeze mban rekordin që nga viti 2017, pasi u konfirmua se kishte kryer një vrasje me snajper nga një largësi prej 3.540 metrash në Irak. Para tij, titullin e mbante snajperisti britanik, Kreg Harison, i cili vrau një luftëtar taleban në Afganistan në vitin 2009, duke qëlluar nga një largësi prej 2.475 metrave.

Ukraina po hyn në muajin e 21-të të luftës, pasi Rusia ka kryer invazion në shkurt vitin e kaluar. Lufta më parë përshkruhej si një luftë artilerie, por një rol të rëndësishëm luajtën edhe snajperistët. ss/bsh/

Foto: skrinshot Iks

QËNDRONI TË LIDHUR