• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shqiptohen 176 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e tërë shtetit

Shqiptohen 176 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e tërë shtetit

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme dje realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, njoftoi sot MPB-ja.

"Në këtë aksion janë sanksionuar 176 shoferë,  prej tyre shtatë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse katër shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 84 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 92 shoferë jashtë vendeve të banimit", thuhet në kumtesë.

MPB njofton se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe Apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR